Për një përbërje organike të panjohur dimë:
Masa e dioksidit të karbonit që përftohet nga djegia e plotë e \( 0.1 \) mol të saj është \( 17.6 \) gram.
Kjo përbërje e panjohur kur reduktohet formon një alkool parësor.
Cila nga formulat strukturore të mëposhtme i përket përbërjes organike të përshkruar më sipër?
A) \( HO(CH_2)_2CH_3 \)
B) \( CH_3COCH_2CH_3 \)
C) \( CH_3(CH_2)_3CHO \)
D) \( OHCCH(CH_3)_2 \)