Në dy enë zhvillohen përkatësisht këto dy reaksione të thjeshtë:
a) \(\text{A}_{(g)} + \text{B}_{(g)} \rightarrow \text{C}_{(g)}\)
b) \(\text{D}_{(g)} + \text{E}_{(g)} \rightarrow \text{G}_{(g)}\)
Përqendrimet e substancave \(\text{A}\), \(\text{B}\), \(\text{D}\), \(\text{E}\) janë të njëjta dhe temperatura është e njëjtë. Shpejtësia e reaksionit të parë është dyfishi i shpejtësisë së reaksionit të dytë. Cili pohim për konstantet e shpejtësisë është i saktë?
A) Konstante e shpejtësisë së dy reaksioneve janë të barabarta.
B) Konstanta e reaksionit të parë, është 2 herë më e madhe se konstanta e reaksionit të dytë.
C) Konstanta e reaksionit të dytë, është 2 herë më e madhe se konstanta e reaksionit të parë.
D) Konstanta e reaksionit të parë, është 1.5 herë më e madhe se konstanta e reaksionit të dytë.