Një përzierje që përmban 0.5 mol FeCl₂ dhe FeCl₃ oksidohet plotësisht nga 200 mL tretësirë 0.1 M e KMnO₄ të acidifikuar me acid klorhidrik, HCl. Duke ditur se formohen vetëm klorure të metaleve dhe ujë, numrat e oksidimit të Fe janë +2 dhe +3, si edhe numri i oksidimit më i qëndrueshëm i Mn është +2, themi se përqindja e FeCl₂ në përzierje është:
A) 20%
B) 30%
C) 50%
D) 60%