Për një alkool janë dhënë këto të dhëna:
i) Kur oksidohet në praninë e një oksidanti të përshtatshëm formon një keton.
ii) Përftohen 11.2 litra hidrogjen (referuar kushteve normale) kur një mol i këtij alkooli vepron me natrium metalik të marrë me tepricë.
Struktura e alkoolit të mundshëm që i plotëson këto të dhëna është:
A) CH₃CH₂CH₂CH₂CH₂OH
B) CH₃CH(OH)CH(OH)CH₃
C) (CH₃)₂CHC(CH₃)(OH)CH₃
D) (CH₃)₂CHCH(OH)CH₂CH₃