Informatest

Flashcards

Biologji: Bio-Kimi - Pyetjet 841-850

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biokimi. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji: Bio-Kimi.

Një organizëm që ushqehet me gjakun e një lepuri quhet: A) parazit B) prodhues C) barngrënës D) saprofit
#841 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Një organizëm që ushqehet me gjakun e një lepuri quhet: A) parazit B) prodhues C) barngrënës D) saprofit
Rezultati më i mundshëm për një grup ketrash, që mbështeten në burime të kufizuara ushqimi, do të jetë: A) rritja e numrit të ketrave B) konkurrenca ndërmjet ketrave C) rritja e numrit të habitateve D) një larmi më e madhe e ushqimit
#842 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Rezultati më i mundshëm për një grup ketrash, që mbështeten në burime të kufizuara ushqimi, do të jetë: A) rritja e numrit të ketrave B) konkurrenca ndërmjet ketrave C) rritja e numrit të habitateve D) një larmi më e madhe e ushqimit
Një ndryshim i materialit gjenetik që prodhon ndryshueshmëri në një lloj të caktuar, është rezultat i: A) një mutacioni B) konkurrencës C) mbipopullimit të një lreji D) luftës për mbijetesë
#843 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Një ndryshim i materialit gjenetik që prodhon ndryshueshmëri në një lloj të caktuar, është rezultat i: A) një mutacioni B) konkurrencës C) mbipopullimit të një lreji D) luftës për mbijetesë
Një studim i pozicionit dhe formës së kockave të gjymtyrëve të përparme të një ketri, lakuriqi nate dhe një kastori, treguan se kastori dhe ketri janë më të afërt me njëri-tjetrin. Ky përcaktim është bazuar në: A) embriologjinë e krahasuar B) citologjinë e krahasuar C) anatominë e krahasuar D) biokiminë e krahasuar
#844 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Një studim i pozicionit dhe formës së kockave të gjymtyrëve të përparme të një ketri, lakuriqi nate dhe një kastori, treguan se kastori dhe ketri janë më të afërt me njëri-tjetrin. Ky përcaktim është bazuar në: A) embriologjinë e krahasuar B) citologjinë e krahasuar C) anatominë e krahasuar D) biokiminë e krahasuar
August Weismann kreu një seri eksperimentesh që bazoheshin në heqjen e bishtit nga disa brezni minjsh. Cilin koncept të evolucionit, kërkonte Weismann, të mos provonte? A) përzgjedhjen natyrore B) gradualizmin C) trashëgiminë e tipareve të fituara D) izolimin gjeografik
#845 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
August Weismann kreu një seri eksperimentesh që bazoheshin në heqjen e bishtit nga disa brezni minjsh. Cilin koncept të evolucionit, kërkonte Weismann, të mos provonte? A) përzgjedhjen natyrore B) gradualizmin C) trashëgiminë e tipareve të fituara D) izolimin gjeografik
Cila veprimtari e njeriut do të kontribuonte në shtimin e një organizmi në listën e llojeve të rrezikuar? A) mbjellja e bimëve për mbrojtjen e tokës nga erozioni B) kontrolli i popullatës C) kontrolli i erozionit D) shkatërrimi i habitateve
#846 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Cila veprimtari e njeriut do të kontribuonte në shtimin e një organizmi në listën e llojeve të rrezikuar? A) mbjellja e bimëve për mbrojtjen e tokës nga erozioni B) kontrolli i popullatës C) kontrolli i erozionit D) shkatërrimi i habitateve
Në tabelën e mëposhtme jepen karakteristikat e 4 biomave të ndryshme. Cila biomë karakterizohet nga reshje mesatare, dimra të ftohtë, verëra të nxehta dhe bimësi klimaks me gjethe që i humbasin në dimër? Alternativa Bioma A 1 B 2 C 3 D 4 Bioma Karakteristikat e bimëve Karakteristikat e kafshëve —: — — 1 Bimë sukulente Miu kangur, hardhuca 2 Bimë barishtore Antelopa, bizoni 3 Drurë gjethegjerë Dhelpra, dreri 4 Koniferë Moose, ariu i murrmë
#847 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Në tabelën e mëposhtme jepen karakteristikat e 4 biomave të ndryshme. Cila biomë karakterizohet nga reshje mesatare, dimra të ftohtë, verëra të nxehta dhe bimësi klimaks me gjethe që i humbasin në dimër? Alternativa Bioma A 1 B 2 C 3 D 4 Bioma Karakteristikat e bimëve Karakteristikat e kafshëve —: 1 Bimë sukulente Miu kangur, hardhuca 2 Bimë barishtore Antelopa, bizoni 3 Drurë gjethegjerë Dhelpra, dreri 4 Koniferë Moose, ariu i murrmë
Cili nga pohimet nuk i takon një biome detare? A) është mjedisi ujor më i qëndrueshëm B) fauna përbëhet nga shumë pak lloje C) absorbon dhe mban gjatë nxehtësinë e rrezatimit D) siguron në mënyrë konstante lëndë ushqyese
#848 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Cili nga pohimet nuk i takon një biome detare? A) është mjedisi ujor më i qëndrueshëm B) fauna përbëhet nga shumë pak lloje C) absorbon dhe mban gjatë nxehtësinë e rrezatimit D) siguron në mënyrë konstante lëndë ushqyese
Diagrama më poshtë përfaqëson një pemë, e cila përmban 3 lloje të ndryshme trishtilash, A, B dhe C. Çdo lloj zë një nish ekologjik të ndryshëm. Një lloj i katërt, D, i cili ka të njëjtat kërkesa mjedisore si lloji B, hyn në pemë në pikën X. Anëtarët e llojit B ka mundësi që: A) të jetojnë në harmoni me llojin D B) të lëvizin në një nivel tjetër, të ndryshëm, dhe të jetojnë me llojet A ose C C) të qëndrojnë në të njëjtin nivel, por të ndryshojnë dietën ushqimore D) të konkurrojnë llojin D
#849 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Ndërmjet dy organizmave të ndryshëm ekziston një marrëdhënie simbiotike. Nëse vetëm njëri organizëm përfiton nga marrëdhënia dhe tjetri nuk dëmtohet, marrëdhënia njihet si: A) komensalizëm B) mutualizëm C) parazitizëm D) saprofitizëm
#850 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve