Informatest

Flashcards

Biologji: Bio-Kimi - Pyetjet 151-160

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biokimi. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji: Bio-Kimi.

Është fakt se tek qelizat prokariote gjatë dyfishimit të ADN-së, sinteza e dy zinxhirëve të rinj realizohet nga aktiviteti i ___, korrigjimi i pjesëve të dëmtuara të ADN-së nga ___ dhe largimi i primerëve nga skaji 5’ i çdo segmenti Okazaki nga enzima ___. A) ADN polimeraza I, ADN polimeraza II, ADN polimeraza III B) ADN polimeraza III, ADN polimeraza I, ADN polimeraza I C) ADN polimeraza II, ADN polimeraza I, ADN polimeraza III D) ADN polimeraza III, ADN polimeraza III, ADN polimeraza I
#151 Biologji Qelizore

Në qelizat eukariote dihet se replikimi i ADN-së mitokondriale realizohet nga ___, ndërsa në replikimin e ADN-së bërthamore aktivizohet ___ për të bashkëvepruar me primazën për të iniciuar sintezën e çdo fragmenti Okazaki dhe enzima ___ për sintezën e dy vargjeve të reja. A) ADN polimeraza gama, ADN polimeraza alfa, ADN polimeraza delta B) ADN polimeraza gama, ADN polimeraza sigma, ADN polimeraza beta C) ADN polimeraza epsilon, ADN polimeraza gama, ADN polimeraza beta D) ADN polimeraza epsilon, ADN polimeraza beta, ADN polimeraza delta
#152 Biologji Qelizore

Dyfishimi i zonave telomerike të kromozomit realizohet nga enzima: A) Telomerazë B) Izomerazë C) Polimerazë D) Karboksilazë
#153 Biologji Qelizore
Dyfishimi i zonave telomerike të kromozomit realizohet nga enzima: A) Telomerazë B) Izomerazë C) Polimerazë D) Karboksilazë
Në vitin 1958, eksperimentet e realizuara nga Meselson dhe Stahl provuan se dyfishimi i ADN-së është: A) Dyfishim dispersiv B) Me shumë anomali C) Semi - konservativ D) Konservativ i plotë
#154 Biologji Qelizore
Në vitin 1958, eksperimentet e realizuara nga Meselson dhe Stahl provuan se dyfishimi i ADN-së është: A) Dyfishim dispersiv B) Me shumë anomali C) Semi - konservativ D) Konservativ i plotë
Në molekulën e ADN-së dy vargjet janë të vendosura në mënyrë antiparalele. Vargu me drejtimin ___ shërben si shabllon gjatë formimit të ARN-së. Gjatë replikimit të ADN-së ky varg funksionon si ___, ndërsa vargu me drejtimin ___ njihet si ___. A) 3’→5’, zinxhiri udhëheqës, 5’→3’, zinxhiri vonues B) 3’→5’, zinxhiri vonues, 5’→3’, zinxhiri udhëheqës C) 5’→3’, zinxhiri vonues, 3’→5’, zinxhiri udhëheqës D) 5’→3’, zinxhiri udhëheqës, 3’→5’, zinxhiri vonues
#155 Biologji Qelizore

Në qelizat eukariote gjatë transkriptimit të ARN-së aktivizohen tre lloje ARN polimerazash: ___ përgjigjet për sintezën e pre rARN, ___ funksionon jashtë nukleolës dhe transkripton gjenet që kodojnë tARN, ndërsa ___ katalizon transkriptimin e të gjitha gjeneve që kodojnë proteina, pra funksionon në prodhimin e mARN. A) polimeraza I, polimeraza II, polimeraza III B) polimeraza III, polimeraza II, polimeraza I C) polimeraza II, polimeraza I, polimeraza III D) polimeraza I, polimeraza III, polimeraza II
#156 Biologji Qelizore

Nëse tek qelizat prokariote, për fillimin e transkriptimit, ARN polimeraza lidhet me një sekuencë specifike të ADN-së të quajtur ___, tek qelizat prokariote kjo zonë lokalizohet 25-30 çifte nukleotidesh para zonës start dhe quhet ___. A) TATA-box, promotor B) promotor, korepresor C) promotor, TATA-box D) TATA-box, inhibitor
#157 Biologji Qelizore

Tek qelizat eukariote kompleksi bazal i inicimit të transkriptimit formohet nga lidhja e ___ me ___ në zonën ___. A) ARN polimerazës, faktorët e përgjithshëm të transkriptimit, TATA box B) ADN polimerazës, faktorët e përgjithshëm të translatimit, akrocentrike C) ADN polimerazës, faktorët e përgjithshëm të transkriptimit, TATA box D) ARN polimerazës, faktorët e përgjithshëm të transduktimit, TATA box
#158 Biologji Qelizore

Sot dihet se tek tripanozomat dhe euglenat, mARN-të ndërtohen nga lidhja së bashku e molekulave të ARN-ve të veçuara. Ky proces quhet: A) Auto-splicing B) Trans-splicing C) Ekzo-splicing D) Endo-splicing
#159 Biologji Qelizore
Sot dihet se tek tripanozomat dhe euglenat, mARN-të ndërtohen nga lidhja së bashku e molekulave të ARN-ve të veçuara. Ky proces quhet: A) Auto-splicing B) Trans-splicing C) Ekzo-splicing D) Endo-splicing
Analizat eksperimentale kanë treguar se në kushtet e një temperature të ngritur dhe të një përqendrimi të lartë të joneve \(Mg^{2+}\), preparate të pastra të tARN-ve shkëputin gradualisht intronet që ato përmbajnë. Meqenëse në këtë proces nuk marrin pjesë proteina, ky proces njihet me emrin: A) Auto-splicing B) Trans-splicing C) Ekzo-splicing D) Endo-splicing
#160 Biologji Qelizore