Informatest

Flashcards

Biologji: Bio-Kimi - Pyetjet 731-740

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biokimi. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji: Bio-Kimi.

Tek drozofila ngjyra gri e trupit, aleli i tipit të egër, është dominante ndaj ngjyrës së zezë të trupit, aleli mutant, dhe është tipar që nuk lidhet me seksin, meqenëse gjeni përgjegjës për ngjyrën e trupit gjendet tek një kromozom autosomal. Ngjyra e kuqe e syve, aleli i tipit të egër, është dominante ndaj ngjyrës së bardhë të syve, aleli mutant, dhe është tipar i lidhur me seksin, meqenëse gjeni përgjegjës për ngjyrën e syve lokalizohet në kromozomin X, nuk ka alel homolog tek kromozomi Y. Në përgjithësi, tek drozofila, mashkulli është \(XY\) dhe femra \(XX\). Nëse në brezninë F1 merren: mashkuj: \(3/8\) gri, bardhë; \(3/8\) gri, kuq; \(1/8\) zi, bardhë; \(1/8\) zi, kuq femra: \(3/8\) gri, bardhë; \(3/8\) gri, kuqe; \(1/8\) zi, bardhë; \(1/8\) zi, kuqe Cilat janë gjenotipet e prindërve? \(G\) përfaqëson alelin që cakton ngjyrën gri të trupit, \(g\) alelin për ngjyrën e zezë. \(R\) është për alelin që cakton ngjyrën e kuqe të syve, \(r\) për sytë e bardhë. A) Femra: \(GgX^rX^R\), mashkulli: \(GgX^rY\) B) Femra: \(GgX^rX^r\), mashkulli: \(GgX^RY\) C) Femra: \(ggX^rX^r\), mashkulli: \(ggX^RY\) D) Femra: \(GgX^RX^R\), mashkulli: \(GGXY\)
#731 Gjenetike

Frekuenca e rikombinimit ndërmjet gjenit A dhe gjenit B është 9%, ndërmjet gjenit A dhe C është 17% dhe ndërmjet gjenit B dhe C është 26%. Cila është sekuenca e gjeneve në një kromozom? A) ABC B) ACB C) BAC D) BCA
#732 Gjenetike

Imagjinoni një popullatë prej 100 kërminjsh në të cilën ngjyra e guackës kontrollohet nga dy alele: B, ngjyrë e zezë, dhe b, ngjyrë e verdhë. Cili është numri total i lokuseve për gjenin për ngjyrën e guackës në këtë popullatë? A) 2 B) 50 C) 100 D) 200
#733 Gjenetike

Imagjinoni një popullatë prej 100 kërminjsh në të cilën ngjyra e guackës kontrollohet nga dy alele: B, ngjyrë e zezë, dhe b, ngjyrë e verdhë. Në këtë popullatë 20 kërminj janë të verdhë, \(bb\), dhe 80 janë të zinj, \(BB\) ose \(Bb\). Nga këto 80 kërminj të zinj, 30 janë homozigotë dhe 50 janë heterozigotë. Sa lokuse të këtij gjeni janë të okupuar, ose përfaqësuar, nga aleli B? A) 110 B) 100 C) 90 D) 80
#734 Gjenetike

Një ndër 10000 të sapolindurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuan nga fenilketonuria, një sëmundje që shkaktohet nga një alel recesiv. Sa është frekuenca e mbartësve të kësaj sëmundjeje? A) 0.01 B) 0.02 C) 0.03 D) 0.04
#735 Gjenetike

Një seri e aleleve të shumëfishta përcakton intensitetin e ngjyrës tek miu. \(D\) përcakton ngjyrimin intensiv; \(d\), ngjyrën e hapur; \(d^l\), letal në gjendje homozigote. Rradha e dominimit është: \(D > d > d^l\). Një mi mashkull me ngjyrë intensive, mbartës i alelit letal, kryqëzohet me një mi femër me ngjyrë të hapur, gjithashtu mbartëse e alelit letal. Më pas individët e F1 kryqëzohen me prindin me ngjyrë të hapur. Cila pjesë e pasardhësve me ngjyrë intensive është mbartëse e alelit letal? A) 10% B) 15% C) 50% D) 75%
#736 Gjenetike

Supozojmë se në një popullatë në ekuilibër, për një gjen të caktuar, aleli C gjendet tek 60% e lokuseve dhe gjeni c tek 40% e lokuseve. Në këto kushte, frekuenca e gjenotipit CC në brezninë tjetër do të jetë ____; frekuenca e gjenotipit Cc do të jetë ____; dhe frekuenca e gjenotipit cc do të jetë ____. A) 0.36; 0.48; 0.16 B) 0.46; 0.33; 0.21 C) 0.12; 0.56; 0.32 D) 0.17; 0.66; 0.17
#737 Gjenetike

Nga një kryqëzim pritet të prodhohen 50% homozigotë dhe 50% heterozigotë. Ky kryqëzim është: A) \(BB \times Bb\) B) \(Bb \times Bb\) C) \(bb \times Bb\) D) A dhe C
#738 Gjenetike

Një çift ka tre fëmijë. Të gjithë fëmijët kanë sy kaf dhe flokë të verdhë. Të dy prindërit janë homozigotë për sytë me ngjyrë kafe \((BB)\), por njëri është me flokë të verdhë \((rr)\) dhe tjetri është me flokë të kuq \((Rr)\). Cili është probabiliteti që fëmija tjetër të jetë me sy kaf dhe flokë të kuq? A) \(1/16\) B) \(1/8\) C) \(1/4\) D) \(1/2\)
#739 Gjenetike

Gabimisht në një spital tre fëmijëve të sapolindur nuk i janë vënë etiketat e identifikimit. Pas analizës së të dhënave të mëposhtme, cili mendoni se është kombinimi i saktë fëmijë/prind? Prindërit nr.1 kanë grup gjaku A dhe A, prindërit nr.2 kanë grup gjaku A dhe B, ndërsa prindërit nr.3 kanë grup gjaku B dhe O. I sapolinduri nr.1 është me grup gjaku B, fëmija nr.2 është me grup gjaku O dhe fëmija nr.3 ka grupin AB të gjakut. A) prindërit nr.1-fëmija nr.3; prindërit nr.2-fëmija nr.1; prindërit nr.3-fëmija nr.2 B) prindërit nr.1-fëmija nr.1; prindërit nr.2-fëmija nr.3; prindërit nr.3-fëmija nr.2 C) prindërit nr.1-fëmija nr.2; prindërit nr.2-fëmija nr.3; prindërit nr.3-fëmija nr.1 D) prindërit nr.1-fëmija nr.2; prindërit nr.2-fëmija nr.1; prindërit nr.3-fëmija nr.3
#740 Gjenetike