Informatest

Flashcards

Biologji: Bio-Kimi - Pyetjet 161-170

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biokimi. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji: Bio-Kimi.

Zona e antikodonit gjendet në strukturën e: A) hpARN-së B) mARN-së C) rARN-së D) tARN-së
#161 Biologji Qelizore
Zona e antikodonit gjendet në strukturën e: A) hpARN-së B) mARN-së C) rARN-së D) tARN-së
___ është procesi i maturimit të mARN-së tek bërthama e qelizave ___. Gjatë këtij procesi ndër të tjera ndodh dhe largimi i ___ dhe bashkimi i ___. A) splicingu, prokariote, ekzoneve, introneve B) endosplicing, shtazore, introne, ekzoneve C) splicingu, eukariote, introneve, ekzoneve D) ekzosplicing, bimore, ekzoneve, introneve
#162 Biologji Qelizore

Nënnjësia e vogël e ribozomit përmban tre vende lidhjesh për tARN-të. Njëri nga vendet e lidhjes quhet vendi i lidhjes ___ dhe mban molekulat e tARN-ve të lidhura me zinxhirin polipeptidik në rritje. Vendi tjetër që quhet vendi i lidhjes ___ mban aminoacil-tARN që sapo futet, ndërsa i treti që njihet si vendi i lidhjes ___ përfaqëson vendin ku qëndron tARN-ja para se të largohet nga ribozomi. A) P, A, L B) F, M, T C) P, A, E D) F, M, M
#163 Biologji Qelizore

mARN-ja prokariote paraqitet ___ sepse kodon disa proteina që translatohen në mënyrë të veçuar prej po të njëjtës molekulë mARN-je. Në dallim prej saj, mARN-ja eukariote është ___, pra kodon një zinxhir polipeptidik prej një molekule mARN. A) Policistronike, monocistronike B) Multicistronike, unicistronike C) endocistronike, ekzocistronike D) ekzocistronike, endocistronike
#164 Biologji Qelizore

Për shkak se sinteza e çdo zinxhiri polipeptidik fillon me një molekulë tARN iniciatore, tek eukariotët, të gjitha proteinat e saposintetizuara kanë në krye të vargut polipeptidik aminoacidin ___, ndërsa tek prokariotët kanë një ___. A) serotoninën, formilmetioninë B) metioninë, formilmetioninë C) formilmetioninë, guanizinë D) fenilalaninë, serotoninën
#165 Biologji Qelizore

Formohet lidhja kodon-antikodon, formohet lidhja peptidike, dipeptidil-tARN translokohet në zonën P, tARN-ja iniciatore spostohet në zonën E. Këto janë 4 etapat e njëpasnjëshme të procesit të: A) inicimit të translatimit proteinik B) elongimit të vargut polipeptidik C) terminimit të vargut polipeptidik D) terminimit të replikimit të ARN
#166 Biologji Qelizore

Pjesa më e madhe e antibiotikëve që përdoren në mjekësi veprojnë duke inhibuar sintezën e proteinave bakteriale. Meqenëse të ndryshëm lidhen në zona të ndryshme të ribozomit bakterial, ato inhibojnë shkallë në procesin e translatimit. Kështu: ___ bllokon lidhjen e aminoacil-tARN në zonën A të ribozomit, ___ shkëput inicimin nga elongimi, ___ bllokon veprimin e peptidil transferazës dhe ___ bllokon reaksionin translokues mbi ribozom. A) kloramfenikoli, eritromicina, tetraciklina, streptomicina B) eritromicina, tetraciklina, streptomicina, kloramfenikoli C) streptomicina, kloramfenikoli, eritromicina, tetraciklina D) tetraciklina, streptomicina, kloramfenikoli, eritromicina
#167 Biologji Qelizore

Cila nga pohimet e mëposhtme është e vërtetë për tARN-në? A) lidhet me ADN-në dhe fillon kështu translatimin B) ka peshë molekulare më të madhe sesa mARN-ja C) transferon fenilalaninën nga bërthama në citosol D) ekziston të paktën një formë për çdo aminoacid
#168 Biologji Qelizore

Dihet se gjatë ovogjenezës tek gjitarët ___ shumohen me mitozë dhe formojnë ___ . Këto të fundit i nënshtrohen mejozës së parë dhe formojnë ___ të cilat futen në mejozën e dytë dhe formojnë ___ . Është pikërisht kjo e fundit që maturohet dhe formon ___ . A) ovocitet e rendit të parë, ovocitet e rendit të dytë, ovogonet, ovotidet, ovum B) ovocitet e rendit të parë, ovocitet e rendit të dytë, ovotidet, ovogonet, ovum C) ovogonet, ovocitet e rendit të parë, ovocitet e rendit të dytë, ovotidet, ovum D) ovotidet, ovocitet e rendit të parë, ovocitet e rendit të dytë, ovogonet, ovum
#169 Biologji Qelizore

Dihet se gjatë spermatogjenezës tek gjitarët ___ shumohen me mitozë dhe formojnë ___ . Këta të fundit i nënshtrohen mejozës së parë dhe formojnë ___ të cilët futen në mejozën e dytë dhe formojnë ___ . Janë pikërisht këta të fundit që maturohen dhe formojnë ___ . A) spermatocidët e rendit të parë, spermatocidët e rendit të dytë, spermatogonët, spermatidët, spermatozoidët B) spermatocidët e rendit të parë, spermatocidët e rendit të dytë, spermatidët, spermatogonët, spermatozoidët C) spermatogonët, spermatocidët e rendit të parë, spermatocidët e rendit të dytë, spermatidët, spermatozoidët D) spermatidët, spermatocidët e rendit të parë, spermatocidët e rendit të dytë, spermatogonët, spermatozoidët
#170 Biologji Qelizore