Informatest

Flashcards

Biologji: Bio-Kimi - Pyetjet 811-820

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biokimi. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji: Bio-Kimi.

Në fillimet e cikleve të tyre jetësore, amfibët dhe pjesa më e madhe e invertebrorëve, kalojnë përmes stadit larvar, i cili është shumë i ndryshëm nga forma e rritur. Cili nga pohimet e mëposhtëm, është një pasojë e kësaj dukurie? A) individët e vegjël dhe të rritur të një lloji okupojnë habitate të ndryshme, ose hanë ushqime të ndryshme, duke reduktuar kështu konkurrencën brenda llojit B) grabitqarët gjuajnë më pak individët e vegjël, duke ndikuar kështu në rritjen e mbijetesës së individëve të rinj C) ciklet jetësorë të kafshëve të një lloji të caktuar janë të sinkronizuar, çka siguron që të gjitha kafshët të arrijnë pjekurinë seksuale njëkohësisht D) individët e vegjël janë më të ndjeshëm se individët e rritur ndaj faktorëve përzgjedhës të mjedisit, çka ndikon në rritjen e shpejtësisë së evoluimit të këtyre llojeve
#811 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Në një zonë gjeografike, madhësia e popullatës së ariut ( Ursus arctos ) është relativisht e qëndrueshme në kohë. Shpjegimi më i mundshëm i qëndrueshmërisë në numër të popullatës së ariut është se: A) popullata ka një numër relativisht të madh individësh në moshëm para riprodhuese B) popullata ka arritur kapacitetin e saj mbajtës dhe ka ndaluar rritjen si rrjedhojë e faktorëve kufizues të mjedisit C) popullata ka ekuilibruar numërin e individëve imigrues drejt zonave ku ariu është larguar D) popullata ka fituar një ritëm riprodhimi të barabartë me kapacitetin e saj natyror për rritjen e llojit
#812 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Piramida e mëposhtme tregon produktivitetin neto të niveleve trofike në një ekosistem livadh barishtor. Cili nga pohimet e mëposhtme tregon më mirë reduktimin e prodhimit neto në nivelet suksesive, më të lartë trofikë? A) organizmat humbin energji në formën e nxehtësisë nga aktivitetet metabolike, duke lënë më pak energji të përdorshme nga konsumatorët e nivelit tjetër trofik B) aktiviteti riciklues i dekompozuesve iu vjen më shumë në shërbim prodhuesve se sa konsumatorëve në ekosistem C) në nivelet më të lartë trofikë, organizmat përdorin rrugë metabolike më pak eficiente për të shndërruar energjinë në biomasë D) kufizimi i hapësirës ka ndikim më të madh mbi konsumatorët e mëdhenj se sa mbi konsumatorët dhe prodhuesit më të vegjël
#813 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Shkencëtarët kanë vënë re se nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë rriten sinjifikativisht në dimër, në Hemisferën e Veriut. Cili nga pohimet e mëposhtme shpreh më drejt këtë dukuri? A) përdorimi i automjeteve rritet në dimër B) dekompozimi i lëndës organike ngadalësohet në dimër C) ritmi i sublimimit të dioksidit të karbonit të ngrirë rritet në dimër D) Aktiviteti fotosintetik ulet në dimër
#814 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Koncepti i menaxhimit, ose “stewardship”, aplikohet në cilin nga skenarët e mëposhtëm? A) Një pylltar formon një kooperativë të menaxhimit të tokës e cila i ndihmon pronarët e tokës të lidhen me tregun për lëndën e tyre të parë, ndërkohë që imponojnë praktika të shfrytëzimit të pyllit miqësore me mjedisin B) Një peshkatar tregtar i pavarur formon një organizatë, misioni i së cilës është të vendosë çmime standarde mbi peshkun, masë kjo që do t’i mbrojë ata nga paqëndrueshmëria ekonomike e sistemit të çmimeve të përcaktuara nga konsumatori C) Studentët formojnë një koalicion për të protestuar ndaj vendimeve të qeverisë për të reduktuar fondin për kërkimet bioteknologjike, duke argumentuar se rezultatet e kërkimeve të tyre do të kontrollohen privatisht nëse financimi sigurohet nga korporatat D) Një ornitolog ofron një program jashtë kurrikular për studentët që kanë interes të eksplorojnë shpendët grabitqarë, program ky që përfshin ekspedita në terren në habitatet e shpendëve rrëmbenjës të natës për të mbledhur “vjeljet” dhe për të vëzhguar shenjat e tyre
#815 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Disa nga konceptet e përfshira në teorinë e Darwinit mbi përzgjedhjen natyrore janë paraqitur në diagramën e mëposhtme. Cili do të ishte koncepti i drejtë në kutinë X? A) përdorimi dhe mospërdorimi B) ndryshueshmëria C) ndryshimi në acidet nukleike D) transmetimi i tipareve të fituara
#816 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Disa nga konceptet e përfshira në teorinë e Darwinit mbi përzgjedhjen natyrore janë paraqitur në diagramën e mëposhtme. Cili do të ishte koncepti i drejtë në kutinë X? A) përdorimi dhe mospërdorimi B) ndryshueshmëria C) ndryshimi në acidet nukleike D) transmetimi i tipareve të fituara
Në një zonë me shtresa shkëmbore të pa trazuara, fosilet e gaforreve patkua gjenden në shtresat e sipërme. Shtresat e poshtme përmbajnë fosile të trilobitëve. Trilobitët janë këmbënyjëtuar që janë zhdukur dhe ngjasojnë me gaforret patkua. Ky informacion tregon që: A) gaforret patkua shumë shpejt do të zhduken B) gaforret patkua dhe trilobitët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin C) gaforret patkua mund të kenë evoluar nga trilobitët D) trilobitët kanë evoluar nga gaforret patkua
#817 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Megjithëse të ngjashëm në shumë karakteristika, dy lloje organizmash shfaqin ndryshime që e bëjnë secilin prej tyre të mirëpërshtatet në mjedisin ku jetojnë. Procesi i ndryshimit që përgjigjet për këto dallime është: A) evolucioni B) gjerminimi C) rigjenerimi i strukturave të humbura D) transmetimi i strukturave homologe
#818 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Megjithëse të ngjashëm në shumë karakteristika, dy lloje organizmash shfaqin ndryshime që e bëjnë secilin prej tyre të mirëpërshtatet në mjedisin ku jetojnë. Procesi i ndryshimit që përgjigjet për këto dallime është: A) evolucioni B) gjerminimi C) rigjenerimi i strukturave të humbura D) transmetimi i strukturave homologe
Cili pohim ilustron më mirë konceptin e marrëdhënieve midis qenieve të gjalla me mjedisin ku ato jetojnë, sipas këndvështrimit ekologjik? A) Skifterët dhe shqiponjat shpesh konkurrojnë me njëri-tjetrin B) Dreri ndërron brirët e tij C) Algat çlirojnë oksigjen dhe absorbojnë dioksid karboni nga uji i pellgut D) Bretkosat prodhojnë shumë vezë gjatë një cikli riprodhimi
#819 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Cili faktor abiotik ka ndikimin më të vogël mbi aftësinë e organizmave aerobikë, për të jetuar dhe riprodhuar në një shpellë? A) forma e gurëve në shpellë B) sasia e energjisë në shpellë C) sasia e oksigjenit në shpellë D) sasia e lagështisë në shpellë
#820 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve