Informatest

Flashcards

Biologji: Bio-Kimi - Pyetjet 431-440

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biokimi. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji: Bio-Kimi.

Një person me grup gjaku O, mund të marrë gjak në mënyrë të shëndetshme nga: A) tipi B i gjakut B) tipi A i gjakut C) tipi O i gjakut D) tipi AB i gjakut
#431 Fiziologjia
Një person me grup gjaku O, mund të marrë gjak në mënyrë të shëndetshme nga: A) tipi B i gjakut B) tipi A i gjakut C) tipi O i gjakut D) tipi AB i gjakut
Proteinat fijëzore që “mbërthejnë” qelizat e bardha të gjakut dhe krijojnë një koagul gjaku, janë: A) fibrinogjeni B) trombina C) fibrina D) tromboplastina E) protrombina
#432 Fiziologjia

Hematokriti është matja e: A) vëllimit të gjakut B) përqëndrimit të hemoglobinës C) përqindjes së vëllimit të qelizave të kuqe të gjakut D) numrit të përgjithshëm të qelizave të gjakut E) numrit të qelizave të bardha të gjakut
#433 Fiziologjia

Përgjigjia imunitare sekondare është përgjithësisht më e fortë se përgjigjia imunitare primare, sepse: A) të gjitha klasat e imunoglobulinave janë aktive B) mbrojtja jospecifike dhe specifike janë që të dyja aktive C) antigjeni është dobësuar nga përgjigjja imunitare primare D) një pjesë e popullatës së qelizave B është aktive
#434 Fiziologjia

Lakorja e disocimit të hemoglobinë-oksigjenit ndikohet nga të gjithë faktorët e mëposhtëm, me përjashtim të: A) rritjes së temperaturës B) rritjes së numrit të monociteve C) pH D) PO2
#435 Fiziologjia

Një ndryshim shumë i vogël i pH të gjakut do të ndikonte mbi: A) ritmin e frymëmarrjes B) numrin e molekulave të oksigjenit të transportuara nga çdo molekulë hemoglobine C) ritmin e nxjerrjes së CO₂ jashtë nga mushkëritë D) përqëndrimin e joneve klorid në eritrocite
#436 Fiziologjia

Oksigjeni e lë gjakun përmes kapilarëve dhe lëviz drejt indeve sepse: A) PO_2 në inde është më i ulët se PO_2 në gjak B) PCO_2 në inde është më i vogël se PCO_2 në gjak C) PCO_2 në inde është më i vogël se PO_2 në gjak D) PO_2 në inde dhe në gjak është i njëjtë
#437 Fiziologjia

Dikush sapo hëngri një racion ushqimor të përbërë nga bukë e thekur me gjalp, krem djathi dhe vezë. Cila nga gjendjet e mëposhtme pritet të ndodhë? A) ulje e lëvizshmërisë gastrike dhe sekretimit të HCl, sapo ushqimi arrin në duoden B) lëvizshmëria gastrike ulet ndërsa personi përtyp ushqimin C) yndyrnat nuk do të emulgohen në duodenum nën veprimin e bilës së tëmthit D) do të frenohet sekretimi i bilës së tëmthit, kur ushqimi i yndyrshëm të arrijë në duodenum
#438 Fiziologjia

Funksioni i veshkës është gjithshka përveç: A) rregullimit të përqëndrimit të joneve hidrogjen në gjak B) largimit të mbetjeve të azotit C) largimit të dioksidit të karbonit D) ruajtjes së osmolaritetit të gjakut E) sekretimit të një ose më shumë hormoneve
#439 Fiziologjia

Gjatë një stërvitjeje të fuqishme në një mjedis të nxehtë, një person mund të humbasë 4 litra djersë hipotonike në orë. Kjo si rrjedhojë e: A) uljes së vëllimit të plazmës së gjakut B) uljes së osmolaritetit të plazmës së gjakut C) uljes së nivelit qarkullues të hormonit antidiuretik ADH D) kthimit në nivelin normal të lëngjeve trupore pas pirjes së 1 litri ujë
#440 Fiziologjia