Informatest

Flashcards

Biologji: Bio-Kimi - Pyetjet 381-390

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biokimi. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji: Bio-Kimi.

Cilëve neurone të sistemit nervor qendror u përket funksioni i përcjelljes së informacionit për në sistemin nervor qendror? A) neuroneve të ndërmjetëm B) neuroneve ndijorë C) neuroneve që ndodhen në ganglionet nervore vegjetative D) neuroneve motorë
#381 Fiziologjia

Në cilën nga alternativat e mëposhtme janë renditur drejt elementët përbërës të një harku reflektor? A) nervat eferentë, receptorët, neuronet dhe sinapset në sistemin nervor qendror, nervat eferentë, organi efektor B) receptorët, nervat aferentë, neuronet dhe sinapset në sistemin nervor qendror, neuronet eferentë, organi efektor C) organi efektor, neuronet eferentë, neuronet dhe sinapset në sistemin nervor qendror, neuronet aferentë, receptorët D) organi efektor, neuronet eferentë, neuronet dhe sinapset në sistemin nervor qendror, neuronet aferentë, receptorët
#382 Fiziologjia

Në cilin rast të veprimit të ngacmuesit me forcë pragu për nervin, mbi hallkat e një harku reflektor, nuk do të kemi përgjigje nga ana e muskulit? A) kur ngacmuesi vepron mbi receptorin B) kur ngacmuesi vepron tek neuroni aferent C) kur ngacmuesi vepron tek neuroni ndërmjetës D) kur ngacmuesi vepron tek muskuli
#383 Fiziologjia

Nëse kohëzgjatja e refleksit të tkurrjes muskulare do të ishte 0.5 sekonda, ndërsa koha që i duhet impulsit nervor të kalojë nëpër qendrën nervore do të ishte 0.3 sekonda, atëherë sa sinapse duhej të kishte afërsisht një qendër nervore? A) 70-100 sinapse B) 100-150 sinapse C) 160-250 sinapse D) afërsisht 300 sinapse
#384 Fiziologjia

Në qoftë se përdoret një ngacmues me forcë sa 0.1 e forcës së pragut, atëherë në cilin rast do të kishim përgjigje reflektore dhe shumim në kohë? A) kur veprohet me 10 ngacmues në të njëjtën kohë B) kur veprohet me 10 ngacmues të tillë që ndjekin shpejt njëri-tjetrin C) kur veprojmë menjëherë me 5 ngacmues dhe më vonë me 5 të tjerë
#385 Fiziologjia

Një bretkose i injektojmë në lëkurë 1 ml tretësire 0.1% striknine nitrite, ku striknina bllokon neuronet e ndërmjetëm. Pas disa minutash do të vëmë re se ngacmuesi më i vogël do të shkaktojë një reaksion të fuqishëm reflektor nga të gjithë muskujt, gjë që nuk ndodh normalisht. Cila dukuri e koordinimit të veprimtarive reflektore e shpjegon këtë? A) dukuria e konvergjimit B) dukuria e induksionit C) dukuria e përhapjes dhe kufizimit të nxitjes D) dukuria e inervimit reciprok
#386 Fiziologjia

Cili nga ndijimet e renditura më poshtë nuk do të pësojë ndryshim në qoftë se shkatërrohet talamusi? A) ndijimi i nuhatjes B) ndijimi i shijes C) ndijimi i dhimbjes D) ndijimi i temperaturës
#387 Fiziologjia

Çfarë ndryshimesh të reflekseve motorike që realizohen nga palca e kurrizit do të vëreheshin po të shkatërrohej korja e hemisferave të mëdha të trurit? A) lëvizjet do të vuanin nga mungesa e koordinimit B) reflekset nuk do të kryheshin fare C) reflekset do të kryheshin pa asnjë çrregullim D) reflekset do të ishin difuzë dhe të papërcaktuar
#388 Fiziologjia

Cili nga reflekset e përshkruara më poshtë është refleks i pakushtëzuar? A) po ti tregohet qenit ena me ushqim, atëhere nga kanali i gjëndrës së tij të pështymës do të rrjedhë pështymë B) po të ndizet drita elektrike në dhomën ku është vendosur qeni i eksperimentit, atëhere nga kanali i gjëndrës së tij të pështymës do të rrjedhë pështymë C) po te hidhet në gojën e qenit lëng mishi, atëhere nga kanali i gjëndrës së tij të pështymës do të rrjedhë pështymë D) nëse qenit që eksperimentohet i bllokohen receptorët e shijes duke i lyer me tretësirë 10% kokaine dhe mandej i tregohet ena me ushqim dhe të lejohet të hajë, atëhere nga kanali i gjëndrës së tij të pështymës do të rrjedhë pështymë
#389 Fiziologjia

Cila nga përgjigjet e mëposhtme përmbledh drejt disa nga vetitë që kanë të bëjnë me nxitshmërinë e receptorëve? A) Zotërojnë nxitshmëri të lartë; kanë ndjeshmëri më të madhe ndaj ngacmuesve adekuatë; kanë aftësi të reagojnë edhe ndaj ngacmuesve jo adekuatë, kur forca e tyre është e vogël; pragu i ngacmimit është i madh. B) Zotërojnë nxitshmëri të lartë; kanë ndjeshmëri më të madhe ndaj ngacmuesve adekuatë; kanë aftësi të reagojnë edhe ndaj ngacmuesve jo adekuatë, kur forca e tyre është e vogël; pragu i ngacmimit është i vogël. C) Zotërojnë nxitshmëri të ulët; kanë ndjeshmëri më të madhe ndaj ngacmuesve adekuatë; nuk reagojnë edhe ndaj ngacmuesve jo adekuatë, sado që të jetë forca e tyre; pragu i ngacmimit është i vogël. D) Zotërojnë nxitshmëri të ulët; kanë ndjeshmëri më të madhe ndaj ngacmuesve adekuatë; kanë aftësi të reagojnë edhe ndaj ngacmuesve jo adekuatë, kur forca e tyre është e madhe; pragu i ngacmimit është i madh.
#390 Fiziologjia