Informatest

Flashcards

Fizikë - Pyetjet 361-370

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mjekësisë. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Fizikë.

Pyetjet 1-10 Pyetjet 11-20 Pyetjet 21-30 Pyetjet 31-40 Pyetjet 41-50 Pyetjet 51-60 Pyetjet 61-70 Pyetjet 71-80 Pyetjet 81-90 Pyetjet 91-100 Pyetjet 101-110 Pyetjet 111-120 Pyetjet 121-130 Pyetjet 131-140 Pyetjet 141-150 Pyetjet 151-160 Pyetjet 161-170 Pyetjet 171-180 Pyetjet 181-190 Pyetjet 191-200 Pyetjet 201-210 Pyetjet 211-220 Pyetjet 221-230 Pyetjet 231-240 Pyetjet 241-250 Pyetjet 251-260 Pyetjet 261-270 Pyetjet 271-280 Pyetjet 281-290 Pyetjet 291-300 Pyetjet 301-310 Pyetjet 311-320 Pyetjet 321-330 Pyetjet 331-340 Pyetjet 341-350 Pyetjet 351-360 Pyetjet 361-370 Pyetjet 371-380 Pyetjet 381-390 Pyetjet 391-400 Pyetjet 401-410 Pyetjet 411-420 Pyetjet 421-430 Pyetjet 431-440 Pyetjet 441-450 Pyetjet 451-460 Pyetjet 461-470 Pyetjet 471-480 Pyetjet 481-490 Pyetjet 491-500 Pyetjet 501-510 Pyetjet 511-520 Pyetjet 521-530 Pyetjet 531-540 Pyetjet 541-550 Pyetjet 551-560 Pyetjet 561-570 Pyetjet 571-580 Pyetjet 581-590 Pyetjet 591-600 Pyetjet 601-610 Pyetjet 611-620 Pyetjet 621-630 Pyetjet 631-640 Pyetjet 641-650 Pyetjet 651-660 Pyetjet 661-670 Pyetjet 671-680 Pyetjet 681-690 Pyetjet 691-700 Pyetjet 701-710 Pyetjet 711-720 Pyetjet 721-730 Pyetjet 731-740 Pyetjet 741-750 Pyetjet 751-760 Pyetjet 761-770 Pyetjet 771-780 Pyetjet 781-790 Pyetjet 791-800 Pyetjet 801-810 Pyetjet 811-820 Pyetjet 821-830 Pyetjet 831-840 Pyetjet 841-850 Pyetjet 851-860 Pyetjet 861-870 Pyetjet 871-880 Pyetjet 881-890 Pyetjet 891-900 Pyetjet 901-910 Pyetjet 911-920 Pyetjet 921-930 Pyetjet 931-940 Pyetjet 941-950 Pyetjet 951-960 Pyetjet 961-970 Pyetjet 971-980 Pyetjet 981-990 Pyetjet 991-1000
Vetura niset nga semafori me nxitim \(2.5 \text{ m/s}^2\). Në të njëjtin çast kalon kamioni me shpejtësi konstante \(15 \text{ m/s}\). Në çfarë largësie vetura e arrin kamionin dhe sa është shpejtësia e saj në këtë çast? A) \(100 \text{ m};\ 10 \text{ m/s}\) B) \(150 \text{ m};\ 20 \text{ m/s}\) C) \(180 \text{ m};\ 30 \text{ m/s}\) D) \(200 \text{ m};\ 40 \text{ m/s}\)
#361 Kinematika

Trupi niset nga prehja dhe përshkon \(18 \text{ m}\) për \(3 \text{ s}\). Gjatë \(3 \text{ s}\) të tjera, trupi lëviz me shpejtësi konstante dhe \(3 \text{ s}\) e fundit lëviz me nxitim \(4 \text{ m/s}^2\), derisa ndalon. Rruga e përshkuar nga trupi është: A) \(36.5 \text{ m}\) B) \(40.5 \text{ m}\) C) \(42 \text{ m}\) D) \(72 \text{ m}\)
#362 Kinematika

Lokomotiva ndodhet \(500 \text{ m}\) larg semaforit dhe ka shpejtësinë \(15 \text{ m/s}\). Lokomotiva në këtë çast fillon të frenojë me nxitim \(0.4 \text{ m/s}^2\). Koha derisa ndalon dhe largësia nga semafori është: A) \(30 \text{ s};\ 100 \text{ m}\) B) \(37.5 \text{ s};\ 218.75 \text{ m}\) C) \(37.5 \text{ s};\ 281.25 \text{ m}\) D) \(42 \text{ s};\ 300 \text{ m}\)
#363 Kinematika

Makina lëviz në vijë të drejtë me shpejtësi \(72 \text{ km/orë}\) dhe fillon të frenojë me nxitim \(-0.3 \text{ m/s}^2\). Koha që i duhet për të arritur një shpejtësi \(4\) herë më të vogël dhe rruga e përshkuar është: A) \(20 \text{ s};\ 500 \text{ m}\) B) \(30 \text{ s};\ 600 \text{ m}\) C) \(50 \text{ s};\ 625 \text{ m}\) D) \(50 \text{ s};\ 1000 \text{ m}\)
#364 Kinematika

Avioni duhet të shkëputet nga toka me shpejtësi \(108 \text{ km/orë}\). Këtë shpejtësi e arrin për \(10 \text{ s}\). Sa është distanca e përshpejtimit të tij në pistë? A) \(100 \text{ m}\) B) \(150 \text{ m}\) C) \(300 \text{ m}\) D) \(1080 \text{ m}\)
#365 Kinematika

Një makinë që lëviz në vijë të drejtë fillon të ngadalësojë me nxitim \(0.2 \text{ m/s}^2\). Ajo ndalon pas \(2\) minutave. Vlera e shpejtësisë fillestare dhe rruga e kryer nga makina janë: A) \(0.4 \text{ m/s};\ 24 \text{ m}\) B) \(-0.4 \text{ m/s};\ 24 \text{ m}\) C) \(24 \text{ m/s};\ 1440 \text{ m}\) D) \(24 \text{ m/s};\ 2880 \text{ m}\)
#366 Kinematika

Një nxënës hedh një top gome vertikalisht poshtë me shpejtësi \(3 \text{ m/s}\). Topi godet tokën dhe ngjitet vertikalisht lart. Grafiku shpejtësi-kohë tregon lëvizjen e topit për \(1.4 \text{ s}\) e para. Sa është diferenca midis lartësisë nga e cila u lëshua topi dhe asaj të arritur prej tij pas goditjes me tokën? \[ g = 10 \text{ m/s}^2 \] A) Zero B) \(0.4 \text{ m}\) C) \(1.8 \text{ m}\) D) \(3.6 \text{ m}\)
#367 Kinematika

Një gur hidhet vertikalisht lart me shpejtësi fillestare \(30 \text{ m/s}\). Pas \(2 \text{ s}\) një gur tjetër hidhet me të njëjtën shpejtësi \(30 \text{ m/s}\). Sa sekonda pas hedhjes së gurit të parë, dy gurët takohen? \[ g = 10 \text{ m/s}^2 \] A) \(4 \text{ s}\) B) \(6 \text{ s}\) C) \(10 \text{ s}\) D) \(16 \text{ s}\)
#368 Kinematika

Një top tenisi hidhet vertikalisht lart nga një lartësi \(5 \text{ m}\) mbi sipërfaqen e tokës, me shpejtësi fillestare \(30 \text{ m/s}\). Kur topi ndodhet në lartësinë \(30 \text{ m}\) nga toka, shpejtësia e tij është: \[ g = 10 \text{ m/s}^2 \] A) \(0 \text{ m/s}\) B) \(10 \text{ m/s}\) C) \(20 \text{ m/s}\) D) \(40 \text{ m/s}\)
#369 Kinematika

Trupi bie lirisht nga lartësia \(125 \text{ m}\). Sa është lartësia e përshkuar prej tij në \(2\) sekondat e fundit? \[ g = 10 \text{ m/s}^2 \] A) \(45 \text{ m}\) B) \(80 \text{ m}\) C) \(125 \text{ m}\) D) \(170 \text{ m}\)
#370 Kinematika