Informatest

Flashcards

Biologji - Pyetjet 751-760

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biologji. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji.

Cila është përparësia e grupimit social? A) rrit konkurrencën për burimet e kufizuara të ushqimit B) rrit mundësinë për hetimin e pranisë së grabitqarëve C) rrit mbrojtjen nga grabitqarët D) rrit rrezikun e infek­sioneve të lehta
#751 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Cila është përparësia e grupimit social? A) rrit konkurrencën për burimet e kufizuara të ushqimit B) rrit mundësinë për hetimin e pranisë së grabitqarëve C) rrit mbrojtjen nga grabitqarët D) rrit rrezikun e infek­sioneve të lehta
Gjumi veror, ose estivacioni, është një periudhë mungese aktiviteti për kafshët që përballen me kushtet e nxehtësisë ekstreme. Ai kryen të njëjtin funksion që kryen njëri nga aktivitetet e mëposhtme për kafshët që përballen me temperaturat e ftohta të mjedisit. A) kamuflimi B) gjumi dimëror apo letargjia C) migrimi D) mimetizmi
#752 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Gjumi veror, ose estivacioni, është një periudhë mungese aktiviteti për kafshët që përballen me kushtet e nxehtësisë ekstreme. Ai kryen të njëjtin funksion që kryen njëri nga aktivitetet e mëposhtme për kafshët që përballen me temperaturat e ftohta të mjedisit. A) kamuflimi B) gjumi dimëror apo letargjia C) migrimi D) mimetizmi
Euglena është një organizëm njëqelizor që përmban klorofilë. Një kulturë e Euglenës vendoset në një beker, brenda një dhome të errët, dhe ndriçohet me një llampë vetëm nga njëra anë e enës. Euglenat do të mblidhen në njërën anë të bekerit. Në çfarë përfundimi arrijmë? A) Euglenat shfaqin një përgjigje pozitive ndaj dritës B) Euglenat shfaqin një përgjigje pozitive ndaj errësirës C) Euglena shfaq një përgjigje negative ndaj dritës D) Euglena nuk reagon ndaj dritës
#753 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Më poshtë jepet piramida e energjisë. Cili nga pohimet e mëposhtme përshkruan më mirë se përse piramida e energjisë përdoret për të përfaqësuar rrjedhjen e energjisë në një ekosistem? A) energjia e përdorshme rritet kur ngjitemi lart në piramidën e energjisë. B) energjia e përdorshme zvogëlohet kur ngjitemi lart në piramidën e energjisë. C) madhësia e organizmave zvogëlohet kur ngjitemi lart në piramidën e energjisë. D) madhësia e popullatës së organizmave rritet kur lëvizim lart në piramidën e energjisë.
#754 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Shikoni diagramën e evolucionit të 8 llojeve shpendësh. Tregoni nëse dallimet ndërmjet tyre ka më shumë të ngjarë të jenë rezultat i: A) zgjatjes së periudhës së çiftimit B) madhësisë së popullatës C) ngjyrës së puplave D) disponibilitetit të burimeve ushqimore
#755 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Shikoni diagramën e evolucionit të 8 llojeve shpendësh. Tregoni nëse dallimet ndërmjet tyre ka më shumë të ngjarë të jenë rezultat i: A) zgjatjes së periudhës së çiftimit B) madhësisë së popullatës C) ngjyrës së puplave D) disponibilitetit të burimeve ushqimore
Jepet rrjeta ushqimore. Çfarë do të ndodhte nëse popullata e lepujve do të ulej si rezultat i futjes në rrjetë të një grabitqari tjetër? A) Do të zvogëlohej popullata e dhelprave B) Rrjeta ushqimore nuk do të ndryshonte C) Do të rritej popullata e shpendëve D) Do të zvogëlohej popullata e merimangave
#756 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Jepet rrjeta ushqimore. Çfarë do të ndodhte nëse popullata e lepujve do të ulej si rezultat i futjes në rrjetë të një grabitqari tjetër? A) Do të zvogëlohej popullata e dhelprave B) Rrjeta ushqimore nuk do të ndryshonte C) Do të rritej popullata e shpendëve D) Do të zvogëlohej popullata e merimangave
Cila veprimtari humane do të kishte më shumë ndikim pozitiv mbi mjedisin global? A) Ulja e sasisë së hirit në landfille përmes riciklimit të shisheve të qelqit B) Mbjellja e pemëve pranë vend-ndërtimeve C) Reduktimi i ndotjes së ajrit përmes zbatimit të ligjeve strikte mbi emisionin e gazeve D) Ngritja e rezervateve të jetës së egër me qëllim mbrojtjen e llojeve lokale të rrezikuara
#757 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Renditja: skifter-gjarpër-mi-bar përfaqëson një zinxhir ushqimor. Cili nivel trofik i këtij zinxhiri ka sasinë më të madhe të energjisë që mund t’ia transferojë nivelit tjetër trofik? A) Bari B) Miu C) Gjarpri D) Skifteri
#758 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Renditja: skifter-gjarpër-mi-bar përfaqëson një zinxhir ushqimor. Cili nivel trofik i këtij zinxhiri ka sasinë më të madhe të energjisë që mund t’ia transferojë nivelit tjetër trofik? A) Bari B) Miu C) Gjarpri D) Skifteri
Çfarë do të ndodhte nëse popullata e baktereve azotfiksuese në një territor do të shkatërrohej? A) Vegjetacioni i zonës do të rritej më shpejt B) Vegjetacioni i zonës do të rritej më ngadalë C) Vegjetacioni i zonës nuk do të ndikohej D) Vegjetacioni i zonës do të gjente burime të tjera lëndësh ushqyese
#759 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Çfarë do të ndodhte nëse popullata e baktereve azotfiksuese në një territor do të shkatërrohej? A) Vegjetacioni i zonës do të rritej më shpejt B) Vegjetacioni i zonës do të rritej më ngadalë C) Vegjetacioni i zonës nuk do të ndikohej D) Vegjetacioni i zonës do të gjente burime të tjera lëndësh ushqyese
Cili nga faktorët e mëposhtëm do të inicioni suksesionin nga një liqen ujë-ëmbël i thellë, në një ligatinë? A) Akumulimi i sedimenteve B) Rritja e mikroorganizmave C) Ndryshimi i pH të ujit të liqenit D) Rritja e popullatës së invertebrorëve
#760 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve