Informatest

Flashcards

Biologji - Pyetjet 61-70

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biologji. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji.

Enzimat që zbërthejnë AND katalizojnë hidrolizën e lidhjeve kovalente që mbajnë së bashku nukleotidet. Çfarë do të ndodhë nëse molekulat e AND do të trajtoheshin me këto enzima? A) Të dy vargjet e helikës së AND do të ndahen B) Lidhjet fosfodiesterike ndërmjet sheqernave deoksiribozë do të këputen C) Purinat do të ndahen nga sheqernat deoksiribozë D) Pirimidinat do të ndahen nga sheqernat deoksiribozë
#61 Biokimi

Nëse një enzimë, që gjendet në një tretësirë, është e ngopur me substratin, mënyra më efikase për të përfituar një shpejtësi më të madhe të formimit të produkteve të reaksionit, është: A) të shtohet më shumë enzimë B) të ngrohet tretësira deri në 90°C C) të shtohet më shumë substrat D) të shtohet një inhibitor allosterik E) të shtohet një inhibitor jo konkurues
#62 Biokimi

Çfarë do të ndodhë nëse një enzimë shtohet në një tretësirë ku gjenden në ekuilibër substrati i saj dhe produkti? A) do të formohet produkt shtesë B) do të formohet substrat shtesë C) reaksioni do të ndryshojë nga endoergonik në ekzergonik D) energjia e lirë e sistemit do të ndryshojë E) asgjë, reaksioni do të qëndrojë në ekuilibër
#63 Biokimi

Disa baktere të ujrave termale janë metabolikisht aktive sepse: A) janë të afta të mbajnë të ulët temperaturën e tyre të brendshme B) temperaturat e larta e bëjnë ta panevojshme katalizën C) enzimat e tyre kanë temperatura optimale të larta D) enzimat e tyre janë të pandjeshme ndaj temperaturës E) ato përdorin molekula të tjera, të ndryshme nga proteinat ose ARN si katalizatorë
#64 Biokimi

Cili është agjenti reduktues në reaksionin e mëposhtëm? \[ Piruvat + NADH + H^{+} \rightarrow Laktat + NAD^{+} \] A) oksigjen B) NADH C) NAD^{+} D) Laktat E) piruvat
#65 Biokimi

Burimi i energjisë që siguron sintezën e ATP nga ATP sintaza gjatë fosforilimit oksidativ është: A) oksidimi i glukozës dhe komponimeve të tjera organike B) kalimi i elektroneve në vargun e transportit të elektroneve C) afiniteti i oksigjenit për elektronet D) përqëndrimi i joneve \(H^{+}\) përmes membranës mban ATP sintazën E) transferimi i grupit fosfat tek ADP
#66 Biokimi

Cila është rruga metabolike e përbashkët për fermentimin dhe frymëmarrjen qelizore të një molekule glukoze? A) cikli i acidit citrik B) vargu i transportit të elektroneve C) glikoliza D) sinteza e acetil CoA nga piruvati E) reduktimi i piruvatit në laktat
#67 Biokimi

Në mitokondri, reaksionet redoks ekzergonik: A) janë burimi i energjisë për sintezën e ATP prokariote B) janë drejtpërsëdrejti të çiftuar me fosforilimin në nivel substrati C) sigurojnë energjinë që mban gradientin protonik D) reduktojnë atomet e karbonit në dioksid karboni E) çiftohen me proceset endoergonike me ndërmjetësinë e produkteve ndërmjetëse të fosforiluara
#68 Biokimi

Në fosforilimin oksidativ aerobik akseptori final i elektroneve në vargun e transportit të elektroneve është: A) oksigjeni B) uji C) \(NAD^{+}\) D) piruvati E) \(ADP\)
#69 Biokimi

Kur elektronet kalojnë përgjatë vargut të transportit të elektroneve në mitokondri, cili nga ndryshimet e mëposhtme do të ndodhë? A) pH i matriksit të mitokondrisë do të rritet B) ATP sintaza pompon protonet me transport aktiv C) Elektronet fitojnë energji të lirë D) Citokromet fosforilojnë ADP për të formuar ATP E) NAD⁺ oksidohet
#70 Biokimi