Në një familje, gruaja me grup gjaku \(AB\) dhe normale për hemofilinë, por me babë me hemofili, martohet me një burrë me grup gjaku \(A\) dhe normal për hemofilinë, babai i të cilit ishte me grup gjaku \(O\) dhe me hemofili. Sa është mundësia që çifti të ketë një djalë me grup gjaku \(A\) homozigot dhe me hemofili?
\((\text{hemofilia është sëmundje recesive e trashëguar me seksin})\)
A) \(1/2\)
B) \(1/4\)
C) \(1/8\)
D) \(1/16\)