Për një reaksion kimik reversibil dihet që energjia e aktivizimit të reaksionit të drejtë është \(20 \text{ kJ}\) dhe ajo e reaksionit të kundërt \(30 \text{ kJ}\). Cili prej pohimeve të mëposhtme është i vërtetë për reaksionin e drejtë?
A) reaksioni i drejtë është ekzotermik dhe vlera e \(\Delta H = 10 \text{ kJ}\)
B) reaksioni i drejtë është ekzotermik dhe vlera e \(\Delta H = -10 \text{ kJ}\)
C) reaksioni i drejtë është endotermik dhe vlera e \(\Delta H = 10 \text{ kJ}\)
D) reaksioni i drejtë është endotermik dhe vlera e \(\Delta H = -10 \text{ kJ}\)